Flash

Presidentja Osmani: Është koha që NATO t’i hapë dyert për Kosovën

Lapsi.al 26 May 2025
Presidentja Osmani: Është koha që NATO t’i hapë dyert

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është koha që NATO-ja t’i hapë dyert për Republikën e Kosovës.

Në fjalën e saj në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Dayton, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Osmani tha se Kosova po e bën punën e saj duke shpenzuar 2 për qind të buxhetit të GDP-së në mbrojtje.

“Në vitet në vazhdim ne synojmë ta dyfishojmë këtë shifër, sepse të jesh në gjendje të mbrosh paqen është një nga misionet tona më të rëndësishme. Dhe tani është në dorë të NATO-s që t’i hapë dyert e saj për partnerë si Kosova e cila për shumë gjatë ka kontribuuar për të mbrojtur vlerat e përbashkëta në të mirë të sigurisë globale”, theksoi Osmani.

Presidejta kosovare tha se shpreson që kur të vijë koha e votimit për anëtarësimit të Kosovës në NATO, të ketë mbështetje.

Osmani tha se rruga e paqes nuk është asnjëherë e lehtë dhe Kosova e ka mësuar këtë përmes një rruge të vështirë.

Në fjalën e saj, presidentja Osmani gjithashtu shprehu mbështetje për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.

Presidentja Osmani e mbajti këtë fjalim pas një takimi që pati në SHBA me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Të këshilluara

40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension

“Prevalenca e hipertensionit në popullatën shqiptare ka ardhur në rritje. Sipas studimeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, afro 42 %  e person...

21:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI