Flash

Rama për Berishën: Kufomë ambulante me kapelën e Trump

Lapsi.al 26 May 2025
Rama për Berishën: Kufomë ambulante me kapelën e Trump

Gjatë fjalimit të tij me deputetët socialistë, kryeministri Edi Rama ironizoi edhe Sali Berishën

"Ua kemi ne fajin madhështorëve që u mungojnë 200 mijë vota se 4 vite më parë.

Këtë herë i ofruan shqiptarëve për kryeministër një kufomë ambulante me kapelën e Trump dhe i premtuan një magji të madhe si në atë lojën e fëmijëve fluturon-fluturon gomari dhe në fund nuk fluturoi.

E ngjitëm PS në shifrën rekord të 856 813 votash afërisht 88 mijë më shumë se në 2021, duke i katërfishuar jashtë kufijve ato 35 mijë vota më pak brenda vendit krahasuar me 2021.

Përveç mandatit të 9 të Vlorës që për shumë pak mund ta merrnim më shqiptarët brenda vendit, të 82 mandatet e tjera i kemi marrë këtu, ku kemi rifituar besimin e shumicës absolute, siç e parashikuan të gjitha sondazhet.

PS kaloi kufirin e 50% duke u ngjitur 4 shkallë e gjysmë nga 48.7% në 53.2% falë edhe një organizimi më të mirë kapilar në territor se sa çdo herë tjetër", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI