Flash

Rama për opozitën: Janë bërë humbës kronikë, jetojnë në univers paralel

Lapsi.al 26 May 2025
Rama për opozitën: Janë bërë humbës kronikë,

Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme deputetët socialistë të listës së hapur dhe të mbyllur të zgjedhjeve të 11 majit në pallatin e Brigadave në Tiranë.

Rama theksoi se fitorja e PS-së vjen sepse kjo parti korrigjohet, ndërsa opozita jeton në univers paralel dhe nuk do të pranojë faktet.

Edi Rama: Ca gjëra duhen bërë ndryshe në nivelin e udhëheqjes së partisë, qeverisë. Kam parasysh këtë grup udhëheqës që është këtu. Na duhet mirëkuptim i plotë brenda nesh për tu siguruar dhe për të siguruar popullin shqiptar si dhe familjen e bashkuar të BE me fjalë të duhura me veprat që do e përdorim fuqinë e jashtëzakonshme të mandatit të katërt si fuqi korrigjuese. Jemi ngritur aq lart sa askush nuk e ka besuar.

Duke reflektuar për psenë dhe si, besoj se mbi të gjitha kjo ka ndodhur se kemi arritur të nxjerrim më shukë nga vetja as çdo fitoreje. Sa më shumë korrigjohemi ne aq më shumë përmirësohet Shqipëria. Në bashkë me disa të tjerë këtu, gjithnjë e më pak nga koha e vjetër, e kemi parë këtë familjen të madhe tonën në errësirë dhe në dritë. Përtokë dhe në fluturim dhe nuk është rastësi kur kjo parti ka qenë mirë, Shqipëria ka qenë mirë.

Ndërsa kur kjo parti nuk ka qenë as Shqipëria s’ka qenë mirë. Dhe sa jo më mirë ka qenë kjo parti aq jo mirë ka qenë për Shqipërinë. Të tjerët, nuk duan ta pranojnë realitetin e fakteve. Kjo i ka bërë humbës kronikë, ndërsa Shqipëria e ka lënë pa alternativë sfiduese. Janë futur në luftë me faktet dhe jetojnë në një univers paralel, ku Shqipëria që përparon është propagandë. Shqiptarët janë të blerë, ndërkombëtarë janë të shitur. Zgjedhjet i fitojnë ata gjithnjë e më thellë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI