Flash

Shuplaka e gruas, Moska tallet me Macron: Ndoshta ishte dora e Kremlinit

Lapsi.al 26 May 2025
Shuplaka e gruas, Moska tallet me Macron: Ndoshta ishte dora e Kremlinit

Diplomacia ruse gjeti sot një arsye të re për të tallur dhe përqeshur presidentin francez, Emmanuel Macron pas videos virale, që tregon një pamje të presidentit duke u goditur me shuplakë nga gruaja e tij, Brigitte Macron pas mbërritjes së tyre në Vietnam.

“Ajo që është interesante nuk është videoja, por ajo që do të thojë këtë herë Pallati Elysee për të mbuluar këtë skandal të ri Emmanuel”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Çfarë do të jetë këtë herë? Zonja e Parë donte ta gëzonte burrin e saj duke e përkëdhelur butësisht në faqe, por ajo e llogariti gabim forcën e saj? Ajo i dha një shami, por ai nuk e arriti?”, shtoi ajo.

Zakharova vazhdoi me një dozë ironie në një postim në Telegram.

“Sugjerimi im: ndoshta ishte dora e Kremlinit”, tha ajo.

Në videon kontroverse në aeroportin e Hanoit, dera e aeroplanit presidencial francez mund të shihet duke u hapur dhe shfaqet Macron, i cili është ende brenda aeroplanit. Në atë moment, duart e gruas së tij janë të dukshme, jo fytyra e saj, dhe ajo ngre menjëherë duart drejt fytyrës së presidentit francez dhe mediat botërore po e quajnë atë shuplakë.

Macron mohoi sot thashethemet për një “grindje familjare” me gruan e tij, duke thënë se çifti po “bënte shaka” me njëri-tjetrin dhe i kërkoi “të gjithëve të relaksoheshin” në lidhje me interpretimet e këtyre imazheve.

Në Rusi, videoja e momentit kontrovers u transmetua disa herë në rrjetet televizive shtetërore të lajmeve, sipas Agence France-Presse.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI