Flash

Solli valixhe me drogë nga Tajlanda, arrestohet 39-vjeçari në Rinas

Lapsi.al 26 May 2025
Solli valixhe me drogë nga Tajlanda, arrestohet 39-vjeçari në

Një 39-vjeçar është arrestuar në Rinas, teksa tentoi të fuste në Shqipëri një valixhe me drogë. Mësohet se 39-vjeçari, banues në fshatin Kras të Tepelenës, kishte fshehur në valixhe 19.4 kg Kanabis me përqindje të lartë THC. Gjithashtu raportohe se 39-vjeçari vinte nga Tajlanda dhe synonte shitjen e droges në Shqipëri. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Pako 6”, kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Operacioni nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Rinas, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Solli nga Tajlanda në PKK Rinas, 1 valixhe me 19.4 kg Cannabis me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Shqipëri, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari. Sekuestrohet lënda narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Tiranës, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, për shitje në Shqipëri, është goditur një tjetër rast i tentativës për futje të lëndës narkotike me përqindje të lartë të lartë THC.

Pas informacioneve të siguruara nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe regjistrimit të procedimit penal në Prokurorinë e Tiranës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të këtij procedimi proaktiv, finalizoi operacionin policor antidrogë të koduar “Pako 6”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. Sh.,39 vjeç, banues në fshatin Kras, Tepelenë. 39-vjeçari që udhëtonte nga Tajlanda në Shqipëri, kishte me vete një valixhe me 19 kg e 400 g lëndë narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, e cila iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetime të thelluara për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI