Flash

AKU mohon lajmet për mish derri me salmonelë në treg: Sasia u bllokua dhe u asgjësua

Lapsi.al 27 May 2025
AKU mohon lajmet për mish derri me salmonelë në treg: Sasia u

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ky institucion i quan të pavërteta këto lajme dhe sqaron se bëhet fjalë për 4,516.75 kg fileto mish derri, të cilat u bllokuan që më 28 janar 2025 pas konstatimit të kontaminimit me salmonella spp përmes analizave laboratorike.

Sipas AKU-së, sasia e mishit qëndroi e bllokuar në magazinat e subjektit importues deri më 16 prill, kur kompania kërkoi zyrtarisht asgjësimin e saj pranë autoriteteve kompetente, përfshirë Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë dhe Drejtorinë Rajonale AKU Tiranë.

Komunikim për publikun i AKU:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të informimit të publikut dhe transparencës, shpreh shqetësimin për përhapjen e lajmeve të pavërteta të publikuara në disa media dhe portale në lidhje me sigurinë ushqimore.

AKU sqaron opinionin publik se sasia prej 4516, 75 kg fileto mish derri e importuar nga Brazili, është bllokuar nga ky Autoritet më datë 28.1.2025, pas raport analizave të kryera, ku ka rezultuar i kontaminuar me salmonella spp.

Nisur nga ky fakt, sasia e mishit fileto derri ka qëndruar e bllokuar në magazinat e subjektit importues, deri më datë 16.4.2025, kohë kur subjekti importues ka bërë kërkesë për asgjësim, autoriteteve kompetente si: Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit (Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit të Ujërave), Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë dhe Drejtorisë Rajonale AKU Tiranë.

Sigurojmë konsumatorët se sasia prej 4516, 75 kg fileto mish derri është asgjësuar në prani të të gjithë përfaqësuesve të autoriteteve kompetente të lartpërmenduara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në gatishmëri të plotë për garantimin e sigurisë ushqimore, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI