Flash

Lapaj kërkon rinumërim të votave në Fier dhe Vlorë

Lapsi.al 27 May 2025
Lapaj kërkon rinumërim të votave në Fier dhe Vlorë

Kreu i koalicionit Nisma-Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, që siguroi vetëm mandatin e tij për deputet nga qarku i Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, do kërkojë rinumërimin e votave në qarqet e Fierit dhe Vlorës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai pretendon se pasi ka marrë pamjet filmike nga KQZ-ja dhe i kanë analizuar, ka vënë re se mes votave faktike në kuti dhe procerverbaleve të miratuara nga KZAZ-të ka mospërputhje.

Lapaj rendit edhe qendrat ku ka pretendime, ndërsa shprehet se PS i ka marrë mandatet ku garonte Nisma Shqipëria Bëhet me një diferencë të vogël votash.

Postimi i Adriatik Lapajt:

“QARKU FIER DHE VLORË DUHEN RINUMËRUAR

Sapo morëm pamjet filmike pasi veç dje na u vendosën në dispozicion (ZAZ 59 në Fier ende nuk na është dhënë) dhe nisëm të shohim filmimet del që mes votave faktike në kuti dhe procesverbaleve të miratuara nga KZAZ-të ka mospërputhje domethënëse.

Nisur nga fakti që mandatet tona në këto 2 qarqe janë marrë nga PS me diferencë të ngushtë ka vend për rinumërim.

Për çdo kuti ku rezulton të jetë prekur vota ne do çojmë në prokurori çdo person përgjegjës.

Kërkesa për rinumërim do paraqitet sot në KQZ. Ne edhe mund mos i kemi ato mandate, por edhe 1 votë të jetë prekur do ndiqen penalisht.

Shembull si janë tjetërsuar votat në procesverbal:

-ZAZ numër 55, VNV 55/3, kutia 2831/00– problem, i janë shtuar 4 vota PS dhe janë hequr dy vota nga Nisma SHB;

-ZAZ numër 60, VNV 60/3, kutia 3017– dy vota të pavlefshme i kanë kaluar si të vlefshme PS-së.

-ZAZ 60, VNV 60/3, kutia 2997/00 —problem, janë shtuar dy vota për PD, janë shtuar 4 vota për PS.

-ZAZ 56, VNV 56/5, kutia 288/01 — problem, janë shtuar dy vota për PS dhe i është hequr një votë Levizjes Atdheu.

-ZAZ 56, VNV 56/3, kutia 2866/01– problem, është hequr një votë nga Nisma SHB dhe tek votat e pavlefshme janë shtuar 3.

-ZAZ 56, kutia 2862/01 —problem, janë hequr dy vota nga Nisma SHB dhe janë shtuar dy vota të pavlefshme”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI