Flash

Meta gjen tradhtarin e 11 Majit: Dorëzoi listën me 12 mijë votues te PS!

Lapsi.al 27 May 2025
Meta gjen tradhtarin e 11 Majit: Dorëzoi listën me 12 mijë votues

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur me gazetarët në telefon gjatë kohës që avokati i tij ishte në pritje të kounikimit të akuzave nga SPAK për çështjen CEZ-DIA dhe për lobimin në SHBA. Në një komunikim audio, Meta u tha gazetarëve që prisnin në oborrin e SPAKse mezi po priste të përballej me prokurorët në sallën e gjyqit, ku do ta presin gazetarë vendas dhe ndërkombëtarë.

Por kur është pyetur për një koment për faktin se nuk arriti të zgjidhej deputet, Meta tha se brenda partisë kishte pasur një tradhtar që i kishte dorëzuar PS-së listën me votuesit e tij.

"I falenderoj të gjithë ata shok e miq që punuan, por që u tradhtuan nga një maskara, i cili me porosinë time është i shpallur non grata dhe e di sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i cili dorëzoi listën prej 12 mijë emrash që kishin bërë shokët, miqtë, dashamirësit e Ilir Metës për të votuar për Ilir Metën, tek patronazhistët sepse priste që të bëhej sekretar i përgjithshëm në vend të Tedi Blushit, sipas premtimeve të bashkëpuntorëve dhe bashkëpuntoreve të tij" u shpreh Meta.

Meta nuk e specifikoi emrin e "tradhtarit" që i kishte vjedhur listën e votuesve, por është i njohur tashmë fakti se ish-sekretari i përgjithshëm i LSI, Indrit Brahimllari u larguar dhe kandidoi për deputet në radhët e Partisë Socialiste.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI