Flash

Përcillet për në banesën e fundit Artan Lame

Lapsi.al 27 May 2025
Përcillet për në banesën e fundit Artan Lame

Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame është përcjellur mësditën e sotme në banesën e fundit. Miq dhe familjarë të shumtë të 58-vjeçari kyen homazhe në nder të tij ndërsa në orën 12:00 u krye nisja drejt varreza të Sharrës ku do të mbahet ceremonia e varrimit.

Para nisjes në varreza është mbajtur një minutë heshje. Artan Shkreli, një nga miqtë më të ngushtë të Lames mbajti fjalimin prekës në ceremoninë e lamtumirës. Ai e përshkroi mikun e tij si një njeri të veçantë, me zemër të madhe dhe përkushtim të pashoq ndaj familjes, punës dhe kauzave që mbrojti me pasion gjatë jetës së tij.

“Sot është një dhimbje e madhe për të gjithë. Sot po ndahemi nga një pjesë e vetes sonë. Artan Lame ishte unik, djali i madh dhe i dashur i prindërve, studenti kurioz i inxhinierisë, bashkëshort i përkushtuar dhe baba i dhembsur. Ai qe ndër të parët drejtorë të trashëgimisë kulturore, ishte aktivist karizmatik i mbrojtjes së kauzave, si drejtor i ALUIZMI-t ai ndihmoi me legalizimin e shtëpive për shumë qytetarë dhe publicist i jashtëzakonshëm," tha ai.

Të këshilluara

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO

Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Kryemadhi do të përballet me juristin Romeo Kara, i cili e ka kallëzuar për...

10:08

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI