Flash

Rutte pret dakordësim në Hagë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Lapsi.al 27 May 2025
Rutte pret dakordësim në Hagë për rritjen e shpenzimeve

"Unë mendoj, që në Hagë do të biem dakord për kuotën e gjithsej pesë përqind", deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në takimin e pranverës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dejton, në shtetin federal Ohajo në SHBA.

Në fillim të muajit Rutte propozoi 3,5 përqind të produktit bruto për mbrojtjen dhe 1,5 përqind për infrastrukturën. Aleanca ushtarake, NATO, më 24 dhe 25 qershor në samitin në Hagë do të bjerë dakord për objektivat e reja.

Gjermania do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Gjermania përpara dy javësh i mbështeti kërkesat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, sipas të cilit aleatët duhet të rrisin në pesë përqind të produktit bruto shpenzimet e tyre për mbrojtjen. Sipas ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, kuota e shpenzimeve për mbrojtjen në produktin bruto të Gjermanisë do të rritet brenda një periudhe pesë vjeçare me 0,2 përqind në vit. Nga 2,1 përqind vitin e kaluar deri më 2032 do të arrihet një kuotë prej 3,5 përqind./ DW

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.8 lekë dhe do të shitet me 98.5 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet sot me 85.9 lekë dhe d...

08:08

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI