Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Conference League: Chelsea fiton me përmbysje, Maresca ngre trofeun

Lapsi.al 28 May 2025
Conference League: Chelsea fiton me përmbysje, Maresca ngre trofeun

Chelsea bëhet klubi i parë që arrin të fitojë të pesë kompeticionet kryesore të UEFA-s.

Chelsea u trondit për një pjesë loje, nën presionin e Abde Ezzalzoulit dhe Real Betisit. Por arriti të fitojë Conference League me një përmbysje të furishme në gjysmë orën e fundit. Betis kaloi në avantazh në minutën e 9-të me golin e ish-lojtarit të Barcelonës. Por pas daljes së tij për shkak dëmtimi, gjithçka ndryshoi. Enzo Fernandez (66'), Jackson (70'), Sancho (82') dhe Caicedo (91') realizuan golat e fitores 4-1. Trofeu i parë evropian i Betisit u shpërbë, ndërsa Maresca feston.

Ndeshja

Wroclawdhe Conference League vishet në blu. Është bluja e Chelseat, që përmbysi gjithçka dhe mposhti 4-1 Betisin. Dhe Enzo Maresca mori trofeun e tij të parë të rëndësishëm, pas kualifikimit në Champions. Fillimi ishte i furishëm për spanjollët, me një ritëm shumë të lartë që vuri në vështirësi londinezët. Antony rrezikoi që në fillim, pastaj në minutën e 9-të Isco asistoi për Abde Ezzalzoulin që shënoi për 1-0. Ish-lojtari i Barçës “çmendi” mbrojtjen e Chelseat. Malo Guston dukej i lodhur që nga minutat e para, ndërsa Betis dominoi dhe ishte pranë golit të dytë. Jorgensen ndaloi Bartra-n, ndërsa Abde dhe Sabaly shpërdoruan raste të mira.

Pjesa e dytë nisi me daljen nga loja të mbrojtësit francez dhe hyrjen e James, duke ndryshuar ndeshjen. Në minutën e 52-të Ezzalzouli u detyrua të largohej për shkak dëmtimi. Me të u “shua” edhe loja e Betisit. Chelsea mori kontrollin, me James dhe Jackson shumë pranë golit.

Barazimi ishte në ajër dhe erdhi në minutën e 66-të. Palmer shërbeu një kros perfekt për Enzo Fernandezin, i cili shënoi me kokë për 1-1. Por 4 minuta më pas, një tjetër asist nga Palmer u finalizua nga Jackson për përmbysjen 2-1. Betis u përpoq të reagonte pas një gjysmë ore të errët. Por u ndëshkua përfundimisht në minutën e 82-të nga Jadon Sancho. Më pas, në minutën e 91-të, Caicedo realizoi golin e tij të parë në garat evropiane.

Chelsea rikthehet te trofetë ndërkombëtare dhe Maresca. Arkitekti i këtij suksesi ngrihet në qiell nga lojtarët. Chelsea bëhet kështu fituesi i katërt i Conference League, pas Romës, West Hamit dhe Olympiacosit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI