Flash

Ish-asistentja e Diddy: Më kërkoi ta ndihmoja të vriste Kid Cudi

Lapsi.al 28 May 2025
Ish-asistentja e Diddy: Më kërkoi ta ndihmoja të vriste Kid Cudi

Marrëdhënia e Casandra "Cassie" Ventura me Sean "Diddy" Combs ishte në qendër të vëmendjes gjatë një takimi mes ish-asistentes së tij dhe avokatëve të Combs, teksa diskutonin mundësinë që ajo të rikthehej në rolin e shefes së stafit.

Në prill 2024, pasi agjentët federalë kishin bastisur shtëpitë e Combs në Miami dhe Los Angeles, Capricorn Clark dhe avokati i saj u takuan me ekipin ligjor të Diddy-t për të biseduar mbi një rikthim të mundshëm në punë. Ajo dëshmoi mbi këtë takim të martën, më 27 maj, gjatë gjyqit federal të Diddy-t për trafik seksual dhe përfshirje në rrjet kriminal.

Gjatë marrjes në pyetje nga avokati i Combs, Marc Agnifilo, Clark konfirmoi se gjatë një diskutimi me Cassie kishte sugjeruar që ajo të largohej nga Combs dhe të dilte me njerëz të tjerë, për shkak të marrëdhënies së tyre të vështirë dhe të trazuar. Sipas dëshmisë së saj, Cassie u përgjigj: “Jay-Z është i zënë… me kë tjetër mund të dal?”

Po atë ditë, Capricorn dëshmoi gjithashtu për një ngjarje të rëndë që, sipas saj, ndodhi në dhjetor të vitit 2011. Ajo tha se Diddy kishte shkuar në shtëpinë e saj një mëngjes, me një armë në dorë, dhe i kishte kërkuar të shkonte me të për të vrarë reperin Kid Cudi.

Sipas saj, Combs ishte “i tërbuar” sepse artisti kishte pasur një lidhje të shkurtër me Cassie-n gjatë një periudhe kur ajo dhe Diddy ishin ndarë përkohësisht, gjatë marrëdhënies së tyre 11-vjeçare.

Sean “Diddy” Combs është aktualisht nën hetim dhe gjykim për akuza të trafikimit seksual, pjesëmarrje në rrjet kriminal dhe transportim për qëllime prostitucioni. Ai ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka deklaruar se është i pafajshëm.

 

Të këshilluara

Mesazhi i Brooklyn, reagon Victoria Beckham

Ndërsa vazhdojnë thashethemet për familjen Beckham këtë fundjavë, Victoria Beckham ka zgjedhur të shmangë dramën dhe të ndajë me fansat një përditësim në rrjete...

21:10

Ish punonjësja akuzon Diddy për rrëmbim

Capricorn Clark, e cila ka punuar për Sean "Diddy" Combs nga viti 2004 deri në 2012, dëshmoi të martën në gjyqin e tij për trafikim seksual, duke pretenduar se ...

17:22

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI