Flash

Kanosi me jetë gjyqtarin/ Gjykata e Apelit refuzon t’i heqë arrestin “Ben Qimes”

Lapsi.al 28 May 2025
Kanosi me jetë gjyqtarin/ Gjykata e Apelit refuzon t’i heqë

Gjykata e Apelit të Tiranë vendosi të refuzojë ankimin e Arben Isufaj, i cili njihet ndryshe në Fier si “Ben Qimja”.

Ky vendim do të thotë se “Ben Qimja” do vijojë të jetë në kërkim të drejtësisë.

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e “arrestit në burg” ndaj Arben Isufaj, për shkak se ndaj tij prokuroria kishte nisur një hetim për “Kanosje të gjyqtarit” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Duke qenë se nuk u arrestua dot, vendimi nuk u mundësua të ekzekutohej nga policia, por nga arratia përmes avokatëve të tij, Arben Isufaj ka ankimuar në Apel vendimin e Shkallës së Parë.

Hetimi penal ndaj Arben Isufajt, nisi pas kallëzimit të një noteri, të cili i kishte thënë se do të vriste djalin e gjyqtarit dhe më pas gjyqtarin e Fierit, Vladimir Cjapi.

Gjyqtari Cjapi dhe Isufaj më parë kanë qënë miq, pasi ai ka punuar si avokat dhe ka mbrojtur ligjërisht në disa procese familjarët e Arben Isufajt.

Mbi këtë bazë, nga ana e prokurorisë u urdhërua dhe kontrolli në banesën e Arben Isufaj. Gjyqtari, Cjapi ndërkohë është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit, bashkë me noterin që bëri denoncimin.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI