Flash

Krahasimi/ Si duhet kuptuar mesazhi amerikan për zgjedhjet

Lapsi.al 28 May 2025
Krahasimi/ Si duhet kuptuar mesazhi amerikan për zgjedhjet

Njoftimi i ambasadës amerikane për zgjedhjet e 11 majit ka ngjallur polemika të shumta. Mbështetësit e qeverisë e konsideruan atë në kor si një çertifikim të zgjedhjeve ndonëse aty as nuk urohej Edi Rama apo kabineti i tij, por përmendej vetëm populli shqiptar. Pikërtisht të njëjtin fakt, komentuesit pranë opozitës e përkthyen si një distancim nga kjo qeverisje shefi i së cilës as nuk urohej as nuk ekzistonte në tekst. Madje ata bënë edhe një krahasim me deklaratën e departamentit të sbtetit në kojmhë të demokratëve që e uronte Ramën për fitoren historike të mandatit të tretë. Në raport me atë që u tha në zgjedhjet e 2021 mesazhi qe i thatë dhe shumë më i zbehtë e i tërhequr.

"Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë", shkruante ambasada.  

Për të kuptuar më mirë domethënien e këtij mesazhi është mirë që ai të krahasohet dhe vihet në kontekst. Lapsi.al ka zgjedhur ta krahasojë atë me mesazhin amerikan për zgjedbjet presidenciale në Rumani, që u zhvilluan menjëherë pas tonave. Dihet ditur se në këto zgjedhje fitoi një kandidat anti Trumpist dhe se zv presidenti amerikan Vance i kritikoi ato në fjalimin e Mynihut, si rrefuzim të elitave për të dëgjjar zërin e popullit. Por me gjithë këto divergjenca  ambasada e SHBA në Bukuresht njoftoi të martën, një ditë pas përfundimit zyrtar të numërimit të votave në zgjedhjet presidenciale rumune, se ata mezi presin të bashkëpunojnë me presidentin e ri, Nicușor Dan, si dhe me qeverinë e re që do të instalohet. Pra ambasada e Bukureshtit ndryshe nga ajo e Tiranës që përgëzoi popullin, iu drejtua me emër fituesit.

„Mezi presim të bashkëpunojmë me Nicușor Dan, si President i Rumanisë, dhe me qeverinë e re, për të promovuar prioritetet tona të përbashkëta, si mbrojtja, energjia dhe partneritetet tregtare,” shkruan zyrtarët e përfaqësimit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Rumani në Facebook. Mjafton edhe ky krahasim i thjeshtë për të kuptuar diferencën.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI