Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

PD ankimon rezultatin: Të përsëriten zgjedhjet në Durrës dhe Lezhë

Lapsi.al 28 May 2025
PD ankimon rezultatin: Të përsëriten zgjedhjet në

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultatin edhe në qarqet Durrës dhe Lezhë. PD kërkon pavlefshmëri të gjithë rezultatit zgjedhor. Gjithashtu kërkon përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore të këtij qarku. Më parë PD ka ankimuar edhe rezultatet e zgjedhjeve në Kukës, Korçë dhe Berat.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS do të zhvillojë nesër më 29 maj seancë publike për shqyrtimin e tre kërkesave ankimore të depozituara nga Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Këto ankesa lidhen me kundërshtimin e vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për miratimin e tabelave përmbledhëse të rezultatit në qarqet Berat, Gjirokastër dhe Vlorë, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025.

Seanca do të nise në orën 10:00 ku KAS do të shqyrtojë kërkesën ankimore nr. 38, ku kërkohet pavlefshmëria e zgjedhjeve në qarkun Berat dhe përsëritja e tyre. Në orën 12:30, do të trajtohet kërkesa ankimore nr. 40, që ka të njëjtin objekt kundërshtimi për vendimin e KQZ-së Nr. 1318 mbi rezultatin e votimeve në qarkun Gjirokastër.

Ndërsa orën 15:00, KAS do të shqyrtojë kërkesën ankimore nr. 39, për zgjedhjet në qarkun Vlorë. KAS pritet të shqyrtojë pretendimet e paraqitura nga PD për parregullësitë dhe të marrë një vendim mbi ligjshmërinë e procesit zgjedhor në zonat përkatëse. 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI