Flash

Trump paralajmëron Putinin: Nëse na shfrytëzon, do të reagojmë ndryshe

Lapsi.al 28 May 2025
Trump paralajmëron Putinin: Nëse na shfrytëzon, do të

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të qartë ndaj Kremlinit, duke thënë se nëse zbulon se Rusia po e shfrytëzon SHBA-në në procesin e paqes për Ukrainën, do të ketë reagim të ndryshëm nga ana amerikane.

Në një deklaratë për gazetarët nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se është i gatshëm të marrë pjesë në një takim të përbashkët me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn, nëse një gjë e tillë është e nevojshme për të çuar përpara një marrëveshje paqeje.

“Aktualisht po punojmë me presidentin Putin dhe do të shohim ku do të shkojmë. Do të marrë pjesë, nëse duhet,” tha Trump, duke iu referuar mundësisë së një takimi të mundshëm në Gjenevë.

Nuk ka sanksione ndaj Rusisë… për momentin

I pyetur për mospërdorimin e sanksioneve ndaj Rusisë, Trump tha se nuk dëshiron të minojë përpjekjet për një marrëveshje paqeje.

“Nëse mendoj se jemi afër një marrëveshjeje, nuk dua ta shkatërroj atë. Dhe besojeni, unë jam shumë më i ashpër se ata për të cilët flisni,” shtoi ai, duke iu referuar administratës aktuale dhe kritikëve të tij.

Vendimi për qëndrimin ndaj Rusisë brenda dy javësh

Trump paralajmëroi se në dy javët e ardhshme do të vendosë për mënyrën se si do të reagojë ndaj qëndrimit të Rusisë në negociatat me Ukrainën.

“Do ta kuptojmë shumë shpejt nëse po na shfrytëzon apo jo. Nëse po, do të reagojmë ndryshe,” u shpreh ai. “Por jam i zhgënjyer nga ajo që ndodhi dy netë më parë, ku njerëz u vranë gjatë fazës së asaj që unë do ta quaja negociata.”

Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur përpjekjet diplomatike për të ndalur luftën në Ukrainë po hyjnë në një fazë të re, me presion në rritje ndaj Moskës për t’i dhënë fund agresionit dhe për të angazhuar realisht në një zgjidhje politike.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI