Flash

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Lapsi.al 28 May 2025
Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani

Një nënë shqiptare e ka pësuar së fundmi pasi mori fëmijët e saj dhe udhëtori nga Gjermania në Shqipëri. Raportohet se ajo është gjobitur nga autoritetet gjermane pasi mori fëmijët e saj në udhëtim duke i shkëputur nga shkolla.

Ajo kishte gënjyer se fëmijët janë të sëmurë për ti marrë në udhëtim drejt Shqipërisë. Të hënën, në aeroportin e Memmingen-it ajo zbriti me dy fëmijët nga Tirana. Mashtrimi u zbulua gjatë kontrollit të hyrjes në aeroportin e Memmingen-it. Nëna 35-vjeçare tani duhet të përballet me një "gjobë të majme", njoftoi në përfundim Policia Kufitare e Aeroportit. Shkelja e detyrimit shkollor do të kalojë më pas për trajtim tek qarqet dhe bashkitë ku banojnë ata. Autoritetet përkatëse do të vendosin mbi shumën e gjobës.

Në Gjermaninë Jugore, gjobat për thyerjen e detyrimit shkollor mund të jenë mjaft të “kripura”, tha në prill Bernd Stapfner, zëvendësshefi i policisë kufitare në aeroportin e Memmingen-it. Prindërit duhet të llogarisin me gjoba nga 200 deri në 800 euro, ndërsa në raste të veçanta mund të arrijnë deri në 1000 euro.

Të këshilluara

BE heq sanksionet kundër Sirisë

Bashkimi Evropian hoqi sot sanksionet ekonomike kundër Sirisë , në një përpjekje për të mbështetur tranzicionin dhe rimëkëmbjen e vendit pas përmbysjes së regji...

20:09

Ndryshon drejtoresha e QSUT

Pas 14 muajsh në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Prof. Dr. Alma Cani ka dhënë dorëheqjen nga detyra mesditën e sotme. Në vend të saj, sipa...

20:07

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI