Flash

Alibej në gjykatë: Një polici i dhashë Sky Ecc, ai më siguronte akses në TIMS

Lapsi.al 29 May 2025
Alibej në gjykatë: Një polici i dhashë Sky Ecc, ai më

Erjon Alibej ka rrëfyer në seancën e sotme në GJKKO, për bisedat me Suel Çelën pas atentatit që i bënë vëllait të tij dhe xhaxhait në Bradashesh. Alibej është shprehur se Çela e ka garantuar se pas atentatit të familjarëve janë Çopjat.

Ai ka treguar se një punonjësi policie, i cili është në hetim, i kishte dhënë një Sky Ecc, në këmbim të aksesit në sistemin TIMS. Alibej është shprehur më tej se Altin Qato ishte drejt zbardhjes së ngjarjes, por e kishin larguar nga aty dhe më pas drejtor ishte caktuar Arjan Muça.

PJESË NGA DËSHMIA:

I thashë Suelit që një nga gjujtsit është ushtari jot, një shkodran që thirrej “Naqo”. Sueli i shkuajti direkt atij. Pastaj në bisedë i thashë po me avokat Ravikun ça patët? Më tha ‘i futi hunët shumë tek “maçi” (Klodian Çopja). Kam fol shumë aty me Suelin dhe më garantoi se janë Çopjat pas asaj që më ndodhi.

Tek Ardian Çollaku, që sot është i ndjerë, mora informacion, por unë u lidha dhe me një punonjës policie, i dhashë një Sky Ecc, kisha akses në TIMS përmes tij, kërkoja informacion për emra, ai m’i çonte me foto të dhënat. Emrin s’po e them se është në hetim.

(Ndërhyn prokurori: S’ka nevojë, se s’është objekt i këtij gjykimi).

Nga ky person mora vesh se nga hetimet kishte dalë një motor që ndiqte “Range Rover”, mora vesh që Altin Qato ishte drejt zbardhjes së ngjarjes, por nuk e di, nuk e lanë dhe e larguan nga aty, erdhi Arjan Muça më pas drejtor”.

Të këshilluara

Aksident në aksin Lin- Pogradec

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lin-Pogradec. Një automjet ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është përplasur me trafikndarësen. ...

18:46

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI