Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

“Dhimbje e pashpjegueshme”/ Babai i Ilaria Sulës rrëfen muajt e vështirë

Lapsi.al 29 May 2025
“Dhimbje e pashpjegueshme”/ Babai i Ilaria Sulës rrëfen

Flamur Sula, babai i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula që u vra nga ish-partneri i saj i saj, në një intervistë për mediat italiane ka shprehur dhimbjen dhe boshllëkun që iu ka lënë ngjarja e tmerrshme që i mori jetën të bijës.

Babai i Ilarias shprehu si trishtimin që familja e tij nuk do munden ta kalojnë dhe njëkohësisht tha se është i vendosur t’i shkojë deri në fund ngjarjes për të kërkuar drejtësi për të bijën.

Ai tha se plaga dhe dhimbja që ka lënë pas vrasja e Ilarias, jo vetëm që nuk është mbyllur, por rritët akoma më shumë dita ditës.

“Është dhimbje e pashpjegueshme”, tha Flamur Sula.

Sakaq, Sula i bëri gjithashtu thirrje qeverisë italiane të reagojë ndaj këtyre rasteve makabër të dhunës ndaj femrave, pasi sipas tij është një fenomen që po shpeshtohet dita ditës.

Rasti i Ilarias nuk është i vetmi i tillë në muajt e fundit pasi të njëjtin fat pati edhe 14-vjeçarja, Martina, e cila u vra gjithashtu nga ish-partneri i saj.

INTERVISTA

Një tjetër herë një vajzë është vrarë nga ish-partneri. Si u ndiet kur e mësuat këtë?

Flamur Sula: Që kur Ilaria u vra, mezi ndez televizorin, nuk lexoj gazeta. Nuk më intereson shumë ajo që ndodh. Por kur mësova se çfarë kishte ndodhur në Napoli, u ndjeva keq. Ishte si të përjetoja gjithçka përsëri. Me cilin të drejtë vret dikush një vajzë si bija ime, apo si Martina?

Edhe ish i dashur i Martinas mori pjesë në kërkime, duke simuluar shqetësim.

Flamur Sula: Kjo më jep rrëqethje. Nuk mund ta kuptoj si mund të ketë kaq ftohtësi, kaq egërsi, si mund të jenë kaq të aftë të gënjejnë. Vajzat vriten për asgjë dhe kjo ndodh vazhdimisht.

A mendoni se mund të bëhej diçka për ta ndaluar këtë?

Flamur Sula: Qeveria duhet të bëjë diçka, të marrë masa të forta. Nuk e di se çfarë lexojnë apo studiojnë këta djem, por duket se diçka nuk shkon, diçka mungon. Ne mendonim vetëm të punonim, të ndërtonim një jetë. Sot ka vetëm frikë.”

A keni pasur ndonjëherë frikë për Ilarian?

Flamur Sula: Asnjëherë, sepse e njihja vajzën time, e besoja. Ishte një vajzë e drejtë, që kurrë nuk do të lejonte të sillej siç do të donte dikush tjetër. Për këtë arsye dua të kuptoj vërtet se çfarë ndodhi.

Keni edhe një djalë, sapo ka mbushur 18 vjeç. A keni frikë për të?

Flamur Sula: Sigurisht që kam, herë pas here. Por, unë flas vazhdimisht me djalin tim, i them që nëse ka një vajzë, duhet të kuptojë, që “jo” do të thotë “jo”, dhe nëse ndonjëherë ikën, duhet ta pranojë dhe të mbyllet me kaq. Ne kaluam dhe po kalojmë përmes gjithë kësaj, është një makth që nuk do t’ia dëshiroja askujt.

A ka diçka që doni të thoni për familjen e Martinas?

Flamur Sula: Me të vërtetë më vjen shumë keq, mund të them vetëm këtë. E kuptoj dhimbjen e tyre, është diçka që nuk kalon. Gruaja ime është shkatërruar, nuk jam i sigurt se për ne mund të ketë ndonjëherë normalitet. Jeta jonë, ditët tona, përqendrohen vetëm në atë që është rruga jonë e vetme ditore: nga shtëpia te varrezat. Asgjë tjetër.

A ju jep ngushëllim ideja e drejtësisë?

Flamur Sula: Nuk do të kem qetësi deri sa ai të jetë në burg përgjithmonë. Ende nuk mund ta kuptoj, nuk arrij ta kuptoj si mund të bënte një gjë të tillë. Deri në frymën e fundit, do të kërkoj drejtësi për Ilarian. Nuk do të dorëzohem kurrë.

A mund të arrish të falësh?

Flamur Sula: Nuk mund të ekzistojë falje për njerëz që mund të bëjnë gjëra të tilla. Ajo që ndodhi me Ilarian dhe me vajzën e Napolit nuk është një aksident rrugor, një fatkeqësi. Ata janë vrarë qëllimisht. Diku, një dikush ka vendosur që një tjetër person nuk ka më të drejtën të jetojë. Kjo nuk mund dhe nuk duhet të jetë e pranueshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI