Flash

Fjalimi në OKB, ambasadori palestinez qan për fëmijët në Gaza (VIDEO)

Lapsi.al 29 May 2025
Fjalimi në OKB, ambasadori palestinez qan për fëmijët
Ambasadori i Palestinës në Kombet e Bashkuara, Riyad Mansour, u përlot teksa iu drejtua dje Asamblesë së Përgjithshme, duke folur për gjendjen tragjike në Rripin e Gazës, veçanërisht për fëmijët që po vuajnë nga uria dhe dhuna. "Dhjetëra fëmijë po vdesin nga uria. Pamjet e nënave që përqafojnë trupat e pajetë të fëmijëve të tyre, që i ledhatojnë flokët, u flasin dhe u kërkojnë falje… janë të padurueshme. Si mund ta përballojë dikush një gjë të tillë?” – tha ai mes lotësh. Ai shtoi me zë të dridhur: Më falni, z. President. Kam nipër e mbesa. E di çfarë përfaqësojnë ata për familjet e tyre. Të shohësh këtë katastrofë që po ndodh ndaj popullit palestinez, dhe të mos ndjesh zemrën të të dhembë, është përtej çdo ndjenje njerëzore të durimit. Mansour përmendi gjithashtu rastin tronditës të Dr. Alaa al-Najjar, një mjeke palestineze që humbi nëntë nga dhjetë fëmijët e saj. Në kulmin e fjalimit, ambasadori nuk arriti ta përmbante më veten dhe shpërtheu në lot, duke ndërprerë përkohësisht deklaratën e tij.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by NBC News (@nbcnews)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI