Flash

I shiti kokainë një vajze të mitur/ Arrestohet një person në Sarandë

Lapsi.al 29 May 2025
I shiti kokainë një vajze të mitur/ Arrestohet një person

Policia ka arrestuar një person në Sarandë, me urdhër të Prokurorisë, pasi dyshohej se i kishte shitur lëndë narkotike të llojit kokainë një shtetaseje të mitur. Bëhet e ditur se më 19 maj, prokurori i çështjes ka nxjerrë urdhrin për zbatimin e vendimit të gjykatës për masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj personit nën hetim O.L.

Nga ana e Komisariatit të Policisë Sarandë, kjo masë sigurimi, në bazë të urdhrit të prokurores është ekzekutuar në datë 26 maj, ora 00:30, pasi shtetasi O.L është kapur nga Komisariati i Policisë Nr.2, Tiranë, në qytetin e Tiranës. Në vijim të veprimeve i është drejtuar gjykatës me datë 27 maj me kërkesë “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve të masës së sigurimit dhe vijimin e masës së sigurimit arrest në burg” për personin nën hetim O.L. Ndërsa më datë 28 maj gjykata vendosi të vijojë masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj tij.

Të këshilluara

Rritet shqetësimi për çmimet e pronave

Goditjet që mund të vijnë nga jashtë vendit vazhdojnë të përbëjnë shqetësimin kryesor për sektorin bankar. Rezultatet e vrojtimit periodik nga Banka e Shqipë...

08:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI