Flash

Ish-asistentja personale e Diddy: Më sulmoi seksualisht

Lapsi.al 29 May 2025
Ish-asistentja personale e Diddy: Më sulmoi seksualisht

Një ish-asistente personale e muzikantit  Sean “Diddy” Combs ka dhënë një dëshmi në gjykatën federale të enjten, më 29 maj, duke deklaruar se është sulmuar seksualisht nga Combs dhe ka punuar në një ambient që e përshkroi si “toksik, të dhunshëm dhe traumatizues”.

Gruaja, e identifikuar si "Mia", u paraqit si "Viktima-4" në aktakuzën me pesë pika ndaj Combs, e cila përfshin akuza për trafikim seksual, rrëmbim dhe rekrutim për prostitucion. Combs ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka deklaruar pafajësinë e tij.

Mia tha se ka punuar për Diddy nga viti 2009 deri në 2017, dhe roli i saj nuk kufizohej vetëm në detyra administrative. Sipas dëshmisë së saj, ajo duhej të “lexonte gjendjen e tij emocionale çdo ditë”, pasi ndikonte në gjithçka që ndodhte në ambientin e punës.

Ajo gjithashtu tha se, ndonëse kishte banesën e saj, rrallë flinte aty. Gjatë periudhës së punës, jetonte pjesërisht në shtëpinë e Combs dhe nuk i lejohej të mbyllte derën me çelës apo të dilte nga shtëpia pa leje.

Në një rast, ajo tha se kishte dalë me shoqërinë pas orës 2 të mëngjesit kur Diddy kishte fjetur, por menjëherë kishte marrë mesazh nga sigurimi i tij se po vinin ta merrnin.

Mia tregoi gjithashtu se kishte punuar deri në 5 ditë pa gjumë, gjë që e kishte çuar në gjendje të rënduar fizike dhe mendore. Ajo duhej të qëndronte pranë Diddy-t 20 orë në ditë, edhe kur ai nuk kërkonte asgjë prej saj.

“Isha gjithmonë në gatishmëri. Edhe kur nuk flisnim, duhej të qëndroja pranë tij,” – dëshmoi ajo.

Gjatë intervistës për punë me Combs, Mia tha se ishte dërguar në apartamentin e tij dhe ai e kishte pritur në të brendshme, para se të vishej më vonë. Ajo kishte punuar më parë për stilisten Georgina Chapman (ish-bashkëshortja e Harvey Weinstein) dhe aktorin Mike Myers.

Dëshmia e Mia-s vjen pasi disa gra dhe bashkëpunëtorë të mëparshëm kanë dëshmuar kundër Diddy në një seri padish civile dhe tani në procesin penal që po zhvillohet në SHBA. Ai përballet me akuza serioze që përfshijnë trafikim seksual, rrëmbim dhe shfrytëzim për prostitucion.

Mia përfundoi dëshminë e saj duke lënë gjykatën në heshtje, ndërsa prokurorët pritet të thërrasin më shumë dëshmitarë në ditët në vijim.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI