Flash

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji kërkon liri me kusht

Lapsi.al 29 May 2025
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji kërkon liri me kusht

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka depozituar një kërkesë për lirimin me kusht pasi ka kryer 2/3 e dënimit. Deputeti demokrat u shpall fajtor me vendim të formës së prerë nga gjykata e Apelit për dosjen Babale duke e dënuar me 1 vit burg. Salianji mbahet i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar.

Më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli. Ish-deputeti demokrat është dënuar me një vit burg për dosjen "Babale". Ai është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

Të këshilluara

Rritet shqetësimi për çmimet e pronave

Goditjet që mund të vijnë nga jashtë vendit vazhdojnë të përbëjnë shqetësimin kryesor për sektorin bankar. Rezultatet e vrojtimit periodik nga Banka e Shqipë...

08:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI