Flash

Klubi e shkarkon, Garcia denoncon rrjetin e basteve: “Lojtaret shesin ndeshjet”

Lapsi.al 29 May 2025
Klubi e shkarkon, Garcia denoncon rrjetin e basteve: “Lojtaret shesin
Skandal në futbollin e femrave në Kolumbi një ditë pas lajmit të shkarkimit të Yniaris Garcia, e cila ishte në krye të skuadrës, nga klubi Atletico Junior i Barranquilla. Trajnerja, e cila ishte gjithashtu kolumbiania e parë që ka marrë licencën UEFA si drejtuese teknike, u largua për “rezultate të dobëta”. Por reagimi i saj ishte i menjëhershëm dhe shumë i ashpër, me një mesazh në rrjetet sociale për një rrjet bastesh dhe ndeshje të trukuara nga shtatë lojtare. Denoncimi tashmë ndodhet në duart e hetuesve që kanë hapur një hetim për çështjen. Njoftimi për vendimin për të ndërprerë kontratën me Yniaris Garcia erdhi me një komunikatë zyrtare ditën e mërkurë dhe më pas u ripublikua në rrjetet sociale të klubit. Një njoftim në të cilin theksohej nevoja për një ndryshim “për shkak të rezultateve të pamjaftueshme” nga ana e skuadrës dhe një zgjidhje e cila u ndërmor nga shoqëria që “shkëputi në mënyrë të njëanshme çdo marrëdhënie”.

Denoncimi i Garcia: “Kam prova që 7 lojtare i shesin ndeshjet”

Garcia nuk qëndroi duarkryq dhe vetëm disa orë pas vendimit të Atletico Junior, deklaroi në llogarinë e saj në Instagram se shtatë lojtare të skuadrës femërore, emrat e të cilave nuk i zbuloi, kishin manipuluar rezultatet. “Vendimi për të ndërprerë marrëdhënien e punës iu komunikua grupit të lojtareve” – shkroi trajnerja. “Një situatë që shkaktoi pakënaqësi mes disa anëtareve të skuadrës, gjë që çoi në mbledhjen e provave që tregonin se rezultatet e dobëta në disa ndeshje të luajtura, si në kampionatin aktual ashtu edhe në ato të mëparshme, ishin rezultat i një sjelljeje antisportive nga një grup prej shtatë lojtareve, të akuzuara për manipulim të rezultateve.”
Garcia shpjegoi në postimin e saj se “ekzistojnë prova për sa më sipër, të cilat ndodhen në duart e autoriteteve kompetente” të cilat tashmë kanë hapur një hetim për skandalin e supozuar të basteve dhe ndeshjeve të trukuara. “Shpresoj që faktet të sqarohen”, tha ajo, “sepse përparimi i arritur për të çuar futbollin femëror në nivelin aktual nuk duhet të njolloset” – përfundoi trajnerja në denoncimin e saj që ka krijuar jo pak skandal në Kolumbi.

Situata e vështirë e Atletico Junior: fatale humbja e fundit 6-0

Skuadra femërore e Atletico Junior ndodhet aktualisht në vendin e njëmbëdhjetë në Women’s League me vetëm 11 pikë të grumbulluara nga dy fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje në 13 ndeshje të luajtura. Humbja e fundit, 6-0 ndaj Santa Fe, ishte arsyeja e vendimit nga ana e klubit për të shkëputur menjëherë kontratën me trajneren, e cila kishte marrë drejtimin e skuadrës në mesin e sezonit të kaluar.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI