Flash

Përdornin makina me qira për të trafikuar drogë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Lapsi.al 29 May 2025
Përdornin makina me qira për të trafikuar drogë, arrestohen

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë një 34-vjeçar dhe bashkëpunëtori i tij 19-vjeçar. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi policia pikasi një mjet të dyshimtë në Chiasso. Makina e marrë me qira, në të cilën udhëtonte 34-vjeçari u kontrolluar nga policia dhe u zbulua drogë.

Disa topa kokaine, gati për t’u shitur në tregun vendas u gjetën dhe u sekuestruan. Gjithashtu, në apartament u sekuestruan edhe para. Hetimet e kryera zbuluan udhëtime të shumta, të bëra gjithmonë me makina me qira si drejt Luganos, ashtu edhe drejt Italisë. Në kohën e bastisjes, në dhomë ndodhej një tjetër shqiptar 19 vjeç.

Akuza kundër tyre është shkelje e rëndë e ligjit federal mbi narkotikët. Kjo nuk është hera e parë që shtëpitë me qira janë përdorur si bazë logjistike. Shkurtin e kaluar, tre kilogramë kokainë u sekuestruan në një vilë në Pregassona. E njëjta gjë vlen edhe për qiratë e makinave. Në të kaluarën, kompania e drejtuar nga 34-vjeçari ishte shfaqur tashmë në radarin e hetuesve.

Të këshilluara

Aksident në aksin Lin- Pogradec

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lin-Pogradec. Një automjet ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është përplasur me trafikndarësen. ...

18:46

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI