Flash

Rrëfimi i Erion Alibej: Shefi i policisë Elbasan, i shitur tek Suel Çela!

Lapsi.al 29 May 2025
Rrëfimi i Erion Alibej: Shefi i policisë Elbasan, i shitur tek Suel

Në seancën e radhës në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, ka vijuar dëshmia e Erion Alibejt, një nga bashkëpunëtorët e drejtësisë dhe i akuzuar si kreu i një organizate kriminale në Elbasan. Ai është i dyshuar si porositës i disa atentateve me pagesë, të motivuara nga hakmarrja dhe konfliktet në kuadër të krimit të organizuar.

Gjatë dëshmisë, Alibej foli për atentatin e 29 dhjetorit 2018 në Bradashesh të Elbasanit, ku mbetën të vrarë vëllai i tij, xhaxhai dhe një shtetas turk. Ai tha se pas ngjarjes ishte kontaktuar nga drejtues të Policisë së Elbasanit, të cilët i kërkuan të bashkëpunojë për zbardhjen e atentatit.

“Në analizat e mia, vetëm problemi me Xhoni Rusten më dilte. Edhe pse më vinin fjalë për vëllezërit Copja, prapë nuk i besoja. Më ka ardhur dhe familja e Suelit – ushtarë të tyre, ndër ta edhe ‘Nino’. Bisedova dhe me Suelin; më tha: ‘Rri i qetë, se do dali e vërteta. Shyqyr që s’ke qenë edhe ti në makinë.’ I thashë: ‘Po kush ka gjujt?’”, rrëfeu Alibej.

Ai shtoi se ditën që përcolli familjarët për në banesën e fundit, ishte ende në kërkim. Sipas tij, drejtori i Policisë së Elbasanit në atë kohë ishte Altin Qato, ndërsa në Prokurorinë për Krime të Rënda ndodhej Niko Brahimaj.

“Më erdhën policët dhe donin të flisnin me mua, ndërkohë që unë isha në kërkim. Më thanë: ‘Hajde bëj një deklaratë dhe do të të lirojmë, që të jesh afër familjes.’ Shkova. Ishin aty Qato, Brahimaj dhe shefi i komisariatit, për të cilin e dija që ishte i shitur te Suel Çela. I thashë: ‘Nuk e dua këtë këtu.’ E nxorën jashtë.”

Më tej, Alibej tregoi për komunikimin me zyrtarët: “Më thanë: ‘E dimë që je në kërkim, por na ndihmo me ndonjë informacion – për kë dyshon?’ U thashë: ‘Do ju duket çudi, por mos kanë ngatërruar objektiv? Nuk di ku t’ju drejtoj.’”

Ai përfundoi dëshminë me një mesazh për shefin e komisariatit: “Ashtu siç ma dhanë fjalën që do të më lironin për të përcjellë familjarët në banesë, ashtu edhe më liruan. I thashë atij shefit të komisariatit që nxorën jashtë: ‘Bën mirë të ikësh nga ky qytet.’”

Të këshilluara

Shpërthim brenda burgut të Fushë Krujës

Pak para minutash, pranë burgut të Fushë-Krujës është dëgjuar një shpërthim. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje për të verifikuar se për çfarë bëhet fja...

23:16

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI