Flash

“Il Messaggero” zbulon kandidaturën e bujshme për Juventus: Inzaghi, idea e Elkann

Lapsi.al 29 May 2025
“Il Messaggero” zbulon kandidaturën e bujshme për

E ardhmja e pankinave të Serie A është një mozaik në vlim, mes negociatash dhe zërash që mund të ndryshojnë rrënjësisht ekuilibrat e kampionatit. Praktikisht të gjitha pankinat e skuadrave të mëdha italiane janë drejt ndërrimit të drejtuesit, me situatën e Juventus që për momentin duket si më intriguesja: Antonio Conte mbetet i përzgjedhuri nga drejtuesit, edhe pse në orët e fundit janë rritur sërish shanset që ai të qëndrojë te Napoli. Në atë pikë, siç zbulon “Il Messaggero”, vetë John Elkann do të dëshironte të ndiqte një rrugë vërtet tronditëse.

Dominoja e pankinave

Vendimi i Raffaele Palladino për të lënë Fiorentinën është vetëm lëvizja më e fundit në merkaton intensive të pankinave italiane, tashmë i trazuar për shkak të pasigurisë së Antonio Conte. Ish-trajneri i kombëtares ndodhet në qendër të një tërheqjeje e mos këput të vërtetë mes Juventus dhe Napolit, ndërkohë që Max Allegri tashmë është i destinuar të bëhet trajneri i ri i Milan.

Juventus pra rrezikon të mbetet me duar bosh, dhe pikërisht për të shmangur këtë skenar po lëviz vetë John Elkann: siç raporton “Il Messaggero”, pronari i klubit bardhezi do të ishte gati të nisë një joshje të asfiksuar ndaj Simone Inzaghi, me trajnerin aktual të Inter që për momentin tundohet edhe nga një ofertë faraonike e Al-Hilal prej 60 milionë eurosh në total. Një thashethem tronditës, i ardhur pak më shumë se 48 orë para finales shumë të pritur të Champions League ndaj PSG.

Lexo më tej: Max Allegri tekniku i ri i Milan, Tare arrin ta bindë: ja oferta që e bëri të pranojë

Interesi bardhezi mund t’u japë kuptim fjalëve të Simone Inzaghi disa ditë më parë: “Ka kërkesa, fatmirësisht, nga Italia, nga jashtë dhe nga Arabia, por do të ishte marrëzi të mendohej për këtë tani”, deklaroi trajneri nga Piacenza përpara nisjes së skuadrës drejt Mynihut. Zërat për një qasje të mundshme të Elkann ndaj Inzaghit shtojnë edhe më shumë piper në një periudhë që, sa i përket pankinave, është tashmë mjaft pikante.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI