Flash

Zbuloi se e tradhtoi, Hugh Jackman i zhgënjyer nga deklarata e aktores

Lapsi.al 29 May 2025
Zbuloi se e tradhtoi, Hugh Jackman i zhgënjyer nga deklarata e aktores

Hugh Jackman raportohet se është ndjerë i befasuar dhe i zhgënjyer nga deklaratat publike të ish-bashkëshortes së tij, Deborra-Lee Furness, e cila foli për “udhëtimin traumatizues të tradhtisë” pas përfundimit të martesës së tyre gati 30-vjeçare.

Furness, 69 vjeçe, dorëzoi kërkesën për divorc më 23 maj 2025, afërsisht dy vite pas ndarjes së tyre zyrtare që u bë publike në shtator 2023, përmes një deklarate të përbashkët ku çifti deklaronte se ndaheshin për të ndjekur rritjen personale.

Në deklaratën e saj të fundit më 27 maj, Furness tha: “Zemra dhe dhembshuria ime shkon për të gjithë ata që kanë kaluar udhëtimin traumatizues të tradhtisë. Është një plagë që të copëton shpirtin. Megjithatë, besoj se çdo sfidë është një mundësi për të gjetur qëllimin e vërtetë të jetës dhe për të jetuar në përputhje me vlerat dhe integritetin tonë.”

Sipas burimeve për Daily Mail, Jackman nuk e priste një deklaratë të tillë dhe ndihet i zhgënjyer nga ajo që ai e konsideronte si një marrëveshje të heshtur për të mos folur negativisht për njëri-tjetrin në publik.

Çifti u njoh në vitin 1995 dhe u martua një vit më vonë. Ata kanë dy fëmijë së bashku. Pas ndarjes, Jackman është parë në shoqërinë e aktores Sutton Foster.

 

Të këshilluara

Mesazhi i Brooklyn, reagon Victoria Beckham

Ndërsa vazhdojnë thashethemet për familjen Beckham këtë fundjavë, Victoria Beckham ka zgjedhur të shmangë dramën dhe të ndajë me fansat një përditësim në rrjete...

21:10

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI