Flash

Turi çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e fundit, akset që bllokohen nga Vlora në Fier

Lapsi.al 30 May 2025
Turi çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e fundit, akset që

Sot do të zhvillohet etapa e pestë dhe e fundit e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë në Vlorë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, policia i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin kalimin në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet, si më poshtë:

Etapa e pestë/ Datë 30.05.2025

Bulevardi kryesor - pusi i Mezinit, nga ora 09:30 deri në orën 10:20

Autostrada Vlorë - Fier- unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15

Rruga Fier - Saver, nga ora 10:50 deri në orën 12:00

Saver - dalja në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00

Rruga Levan - qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15.

Turi i Shqipërisë do të përfundojë sot me etapën e pestë me nisje në Vlorë dhe përfundim në Fier, ku do të kurorëzohet dhe fituesi i këtij edicioni të 82-të.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI