Flash

Vodhi disa banesa në Kavajë, vihet në pranga 33-vjeçari

Lapsi.al 30 May 2025
Vodhi disa banesa në Kavajë, vihet në pranga 33-vjeçari

Një 33-vjeçar i akuzuar për kryerjen e disa vjedhjeve në Kavajë ka rënë në prangat e policisë. Gjatë periudhës gusht 2024-shkurt 2025, ai ka vjedhur pajisje dhe sende në 3 banesa në Kavajë dhe në fshatin Synej. U sekuestruan disa sende të vjedhura, një sasi kanabisi dhe veshje të përdoruara nga autori, gjatë vjedhjeve.

"Si rezultat i hetimeve të kryera me objektiv zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre para përgjegjësisë penale, Komisariati i Policisë Kavajë finalizoi operacionin “Seria”, në kuadër të të cilit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. H., 33 vjeç, banues në Kavajë.

Nga hetimet ka rezultuar se gjatë periudhës gusht 2024-shkurt 2025, ka vjedhur pajisje dhe sende në 3 banesa në Kavajë dhe në fshatin Synej.

Në vijim të veprimeve procedurale u konstatua gjithashtu se shtetasi K. H. kishte në banesë, një sasi Cannabisi. Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ai. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Aksident në Divjakë, humb jetën i moshuari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor nacional “Pushimi Shoferit-Divjakë”. Një makinë e drejtuar nga 18-vjeçari me in...

09:37

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI