Flash

Bamir Topi: Demokratët duhet të mbyllin raportin shpirtëror politik me Berishën

Lapsi.al 31 May 2025
Bamir Topi: Demokratët duhet të mbyllin raportin shpirtëror

Bamir Topi thote se opozita dhe përfaqësuesit e saj janë të lumtur për shifrat që prodhoi procesi elektoral i 19 ditëve më parë.

Ish-kreu i shtetit e vlerësoi si hipokrizi të konfirmuar qëndrimin e kryetarit të PD, Sali Berisha pas zgjedhjeve, pasi siç shtoi Topi, lidershipi demokrat e dinte epilogun e 11 majit. Këshilla e Topit për PD-në dhe demokratët ishte të mbyllin përfundimisht raportin shpirtëror politik me Sali Berishën.  "Ata duhet të jenë të lumtur. Dhe brenda tyre ndihen të lumtur", thote Topi.

 Ka një hipokrizi tanimë të konfirmuar të Sali Berishës për atë çka ai demonstron në ditët pas zgjedhjeve. Jo në sensin personal, por ka një shfaqje hipokrizie. Njeriu që e dinte dhe e perceptonte rezultatin në mënyrë shumë realiste, është ai. Këtu mbaron besimi që çdo njeri, demokrat, njeri i lirë në zgjedhjet e tij, pjesa gri, për më tepër intelektualët, po të kenë pak sens analize, duhet të mbyllin në mënyrë definitive raportin shpirtëror politik me Sali Berishën. Nuk është çështje e një marrëdhënie personale, ato janë lënë pas, por flas këtu për interesin publik, interesi publik nuk është vetëm ditën që hedh votën, por interesi publik është mbrapa, a përfaqësohesh politikisht apo jo, a realizohen premtimet apo jo, a të kthehet besimi tek institucionet apo jo, a është ky shtet i partive apo i individit… Ndërkohë që duhet të ishte, partitë politike në Parlament ndërtojnë shtetin e të gjithëve. Fakti që shoqëria shqiptare ndahet, edhe në ata që ndahen pjesë në zgjedhje gati-gati ekuivalente, tregon 2 gjëra, e para ky sistem nuk funksionon dhe nga ana tjetër tregon që ky shtet nuk është më i qytetarëve por është shteti i interesave politike dhe të njerëzve të lidhur me politikën", tha Topi ne nje interviste per News 24.

Të këshilluara

Shefja e UNMIK-ut viziton Mitrovicën

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefja e Misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, vizitoi dje Mitrovicën, ku u takua me drejtues të instit...

10:43

Krimet zgjedhore, SPAK: Hetojmë 41 raste

Në përgjigjen zyrtare drejtuar ABC News, SPAK konfirmoi se deri në datë 26 maj janë depozituar 192 kallëzime që lidhen me krimet zgjedhore dhe deri më tani për ...

13:50

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI