Flash

Cigare dhe ushqime kontrabandë në Kapshticë, arrestohet 48-vjeçari

Lapsi.al 31 May 2025
Cigare dhe ushqime kontrabandë në Kapshticë, arrestohet

Një 48-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka tentuar të fus kontrabandë në vendin tonë dhjetëra steka cigaresh dhe produkte ushqimore. Mësohet se gjatë kontrollit në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, iu gjetën dhe sekuestruan 32 steka me cigare dhe disa produkte ushqimore, të cilat ishin të fshehura në automjet.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapshticë, Korçë/ Tentoi të fuste kontrabandë në Shqipëri dhjetëra steka cigaresh dhe produkte ushqimore, kapet në flagrancë dhe arrestohet 48-vjeçari. Sekuestrohen mallrat e futura kontrabandë, të fshehura në automjetin që drejtonte. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan në vijë të dytë për kontroll të detajuar një automjet me drejtues shtetasin S. L., 48 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u konstatuan të fshehura 32 steka me cigare dhe disa produkte ushqimore, të cilat shtetasi S. L. tentonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë”. Mallrat e konstatuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Krimet zgjedhore, SPAK: Hetojmë 41 raste

Në përgjigjen zyrtare drejtuar ABC News, SPAK konfirmoi se deri në datë 26 maj janë depozituar 192 kallëzime që lidhen me krimet zgjedhore dhe deri më tani për ...

13:50

Lukovë, merr zjarr makina me turistë

Një automjet është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Big të Harcalës, në Lukovë. Më të po udhëtonin turistë të huaj, ndërsa raport...

12:51

Zbardhet plagosja në Durrës, si nisi sherri

Është zbardhur nga policia e Durrësit plagosja e natës së kaluar në Fllakë. Një konflikt i të plagosurit me babanë e autorit të dyshuar nga Kavaja ka sjellë ...

11:45

Aksident në autostradën Kukës -Milot

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës -Milot. Automjeti me drejtues shtetasin B....

11:42

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI