Flash

“Çohu Serbi”, nesër protestë e madhe kundër Vuçiç

Lapsi.al 31 May 2025
“Çohu Serbi”, nesër protestë e madhe kundër

Ditën e nesërme, më 1 qershor, në 32 qytete të Serbisë do të mbahen protesta me emrin “Çohu Serbi” dhe siç zbuluan studentët, “Brankov Most” dhe “Gazela” do të bllokohen. Protesta do të nisë në orën 18:00 dhe do të zgjasë deri në orën 21:16, të paktën për kaq kohë është marrë leje nga autoritetet policore në Serbi.

Protesta “Çohu Serbi”, e cila mbahet me sloganin “Duam zgjedhje”, fillimisht ishte paralajmëruar për Pozharevc dhe tani në listë janë gjithsej 32 qytete: Aleksinac, Beograd, Bela Palanka, Bor, Čačak, Jagodina, Kikinda, Kosovska Mitrovica, Kragujevc, Kraljevo, Krushevc, Leskovac, Loznica, Novi Pazar, Novi Sad, Pançevo, Pirot, Priboj, Prokuplje, Ruma, Senta, Sombor, Sremska Mitrovica, Subotica, Surdulica, Shabac, Uzhice, Valjevo, Vlasotince, Vršac, Zrenjanin dhe Niš.

Studentët, të cilët kanë protestuar për më shumë se gjysmë viti, po kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad.

"Ne duam zgjedhje", bërtitën mijëra studentë që demonstruan dje në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë.

Ditën e djeshme në kryeqytet, studentët zhvilluan një marshim nëpër rrugët kryesore të qytetit, i cili përfundoi përpara ndërtesës së qeverisë.

"Sa jetë duhet të rrezikohen ose të humbasin për t'i dhënë fund korrupsionit?" ishte mesazhi i protestës në Beograd.

Studentët, të cilët kanë protestuar për më shumë se gjysmë viti, po kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad, ku më 1 nëntor 2024, 16 persona humbën jetën kur u shemb muri mbrojtës në stacionin e trenit.

Në fillim të majit, studentët kërkuan zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke theksuar se korrupsioni i rrënjosur thellë nuk i lejon institucionet të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe demokratik".

Ata njoftuan gjithashtu se me shpalljen e zgjedhjeve do të dorëzojnë fletëvotimin e tyre, i cili do të përbëhet nga ekspertë, personalitete jashtë skenës aktuale politike.

Presidenti i Republikës, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme, deklaroi se ato do të mbahen brenda një viti e gjysmë dhe do të shpallen kur të vendosin institucionet kompetente.

Të këshilluara

Krimet zgjedhore, SPAK: Hetojmë 41 raste

Në përgjigjen zyrtare drejtuar ABC News, SPAK konfirmoi se deri në datë 26 maj janë depozituar 192 kallëzime që lidhen me krimet zgjedhore dhe deri më tani për ...

13:50

Lukovë, merr zjarr makina me turistë

Një automjet është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Big të Harcalës, në Lukovë. Më të po udhëtonin turistë të huaj, ndërsa raport...

12:51

Zbardhet plagosja në Durrës, si nisi sherri

Është zbardhur nga policia e Durrësit plagosja e natës së kaluar në Fllakë. Një konflikt i të plagosurit me babanë e autorit të dyshuar nga Kavaja ka sjellë ...

11:45

Aksident në autostradën Kukës -Milot

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës -Milot. Automjeti me drejtues shtetasin B....

11:42

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI