Flash

Mbi 1 mijë rrënjë, zbulohet parcela me kanabis në Shkodër

Lapsi.al 31 May 2025
Mbi 1 mijë rrënjë, zbulohet parcela me kanabis në

Janë gjetur dhe asgjësuar 777 fidanë dhe 382 bimë narkotike kanabis në disa fshatra të Shkodrës ditën e sotme. Mësohet se në vijim të operacionit policor të koduar 'Koordinata', policia ka asgjësuar 1233 bimë kanabisi të kultivuara në Shalë, Pult, Postribë dhe Shkrel, ndërsa ende nuk dihen autorët. Bëhet me diije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për Inspektorin e Pyjeve me iniciale A. M dhe Rojen Mjedisore me iniciale L. A. Sakaq vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

NJOFTIMI:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, gjatë kontrolleve të territorit, bazuar dhe në inteligjencën policore, gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Postribë 777 fidanë dhe 382 bimë narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve për këto dy raste nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim krimi, për Inspektorin e Pyjeve, shtetasin A. M dhe Rojen Mjedisore shtetasin L. A. Ndërkohë shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shkrel, 74 bimë kanabis. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Të këshilluara

Krimet zgjedhore, SPAK: Hetojmë 41 raste

Në përgjigjen zyrtare drejtuar ABC News, SPAK konfirmoi se deri në datë 26 maj janë depozituar 192 kallëzime që lidhen me krimet zgjedhore dhe deri më tani për ...

13:50

Lukovë, merr zjarr makina me turistë

Një automjet është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Big të Harcalës, në Lukovë. Më të po udhëtonin turistë të huaj, ndërsa raport...

12:51

Zbardhet plagosja në Durrës, si nisi sherri

Është zbardhur nga policia e Durrësit plagosja e natës së kaluar në Fllakë. Një konflikt i të plagosurit me babanë e autorit të dyshuar nga Kavaja ka sjellë ...

11:45

Aksident në autostradën Kukës -Milot

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës -Milot. Automjeti me drejtues shtetasin B....

11:42

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI