Flash

Të akuzuar për drogë dhe dhunë në familje, 2 të ekstraduar nga Greqia dhe Italia

Lapsi.al 31 May 2025
Të akuzuar për drogë dhe dhunë në familje, 2 të

Dy persona janë ekstraduar nga Greqia dhe Italia në vendin tonë. Një 34-vjeçar u arrestua në Greqi në kuadër të operacionit “The Wanted”.

Në vitin 2022, Gjykata e Matit i kishte caktuar 34-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e kultivimit të bimëve narkotike, në një parcelë në Njësinë Administrative Ulëz, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia.

Nga Italia është ekstraduar një 44-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me partnerët për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Greqi dhe ekstradohet në Shqipëri një shtetas i akuzuar si bashkëautor në kultivimin, në vitin 2022, të bimëve narkotike në Ulëz, Dibër.

Ndërkohë, në Itali është kapur dhe është ekstraduar një shtetas i dënuar për dhunë në familje.

Si rezultat i koordinimit të punës informative dhe operacionale me homologët grekë, nëpërmjet strukturave të Interpolit në Tiranë dhe në Athinë, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u kap nga policia greke shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, N. K., alias N. T., 34 vjeç. Në vitin 2022, Gjykata e Matit i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e kultivimit të bimëve narkotike, në një parcelë në Njësinë Administrative Ulëz, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia.

Po ashtu, si rezultat i bashkëpunimit me partnerët, në kuadër të operacionit “The Wanted”, në Milano, Itali, u kap shtetasi O. J., alias O. Ç., 44 vjeç, dhe u finalizua procedura për ekstradimin e tij në Shqipëri. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.

Të këshilluara

Krimet zgjedhore, SPAK: Hetojmë 41 raste

Në përgjigjen zyrtare drejtuar ABC News, SPAK konfirmoi se deri në datë 26 maj janë depozituar 192 kallëzime që lidhen me krimet zgjedhore dhe deri më tani për ...

13:50

Lukovë, merr zjarr makina me turistë

Një automjet është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Big të Harcalës, në Lukovë. Më të po udhëtonin turistë të huaj, ndërsa raport...

12:51

Zbardhet plagosja në Durrës, si nisi sherri

Është zbardhur nga policia e Durrësit plagosja e natës së kaluar në Fllakë. Një konflikt i të plagosurit me babanë e autorit të dyshuar nga Kavaja ka sjellë ...

11:45

Aksident në autostradën Kukës -Milot

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës -Milot. Automjeti me drejtues shtetasin B....

11:42

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI