Flash

Detaje të reja/ 15-vjeçari u qëllua nga motoristi i picerisë

Lapsi.al 1 June 2025
Detaje të reja/ 15-vjeçari u qëllua nga motoristi i

Kanë dalë detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e një 15-vjeçari pasditen e sotme në zonën e “Ali Demit”, në një piceri në kryeqytet. 

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur te “Pizzeria F….”, ku i mituri dyshohet se punonte si kamarier. Sipas burimeve paraprake, konflikti dyshohet të ketë nisur mes të riut dhe një motoristi.

Në përfundim të përplasjes verbale, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 15-vjeçarit, duke e plagosur në zonën mes qafës dhe shpatullës.

Menjëherë pas ngjarjes, i mituri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime spitalore bëjnë me dije se ai është në gjendje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe zbardhur rrethanat e konfliktit. Deri më tani nuk janë siguruar ende pamje filmike nga kamerat e sigurisë për të dokumentuar momentin e plagosjes. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI