Flash

Rëndohet bilanci i aksidentit në Vlorë/ Humb jetën edhe pasagjeri 16-vjeçar

Lapsi.al 1 June 2025
Rëndohet bilanci i aksidentit në Vlorë/ Humb jetën edhe

Është rënduar bilanci i aksidentit të ndodhur në rrugën Fier-Vlorë rreth orës 13.35 të kësaj të diele. Pas 19-vjeçarit, që ishte drejtuesi i motorit, ka ndërruar jetë edhe adoleshenti 16-vjeçar, që ishte pasagjer në motomjetin e tij.

Fillimisht adoleshenti ishte në gjendje të rëndë për jetën, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk iu mbijetoi dot plagëve. "Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.

Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer. Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale" - thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, të rinjtë që udhetonin me një motomjet tip Piaggio me targa AK653 ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta dhe ka dalë nga rruga. Mjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe pasoja të rënda për personat që udhëtonin me të.  /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI