Flash

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit/ Autori i dyshuar mohon vrasjen

Lapsi.al 2 June 2025
Gjyqi për vrasjen e Martin Canit/ Autori i dyshuar mohon vrasjen

Në procesin gjyqësor për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani u paraqitën për të dëshmuar 5 të mitur të tjerë, në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen e ndodhur në nëntor të vitit 2024.

Në mesin e dëshmitarëve ishte edhe i mituri K. B, i cili ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes dhe familjarët e viktimës kanë pasur pretendime.

Sipas ligjit, pesë dëshmitarët dhanë shpjegime në praninë e psikologes dhe pa praninë e autorit të dyshuar të vrasjes, Marjo Përlleshaj.

Ky i fundit, përmes mbrojtësit të tij ligjor, ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë qëlluar me thikë Martin Canin, teksa pretendon se ka goditur vetëm shokun e tij Luis Meçe, që mbeti i plagosur.

Gjykata e Tiranës caktoi seancën e radhës, ku janë thirrur për të dëshmuar 7 persona të tjerë, katër prej të cilëve të mitur që kanë dijeni për ngjarjen.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI