Flash

Justin Bieber reagon për marrëveshjen 1 miliard dollarë të Hailey

Lapsi.al 2 June 2025
Justin Bieber reagon për marrëveshjen 1 miliard dollarë të

Të mërkurën, më 28 maj, Hailey Bieber, 28 vjeçe, njoftoi se marka e saj e bukurisë, rhode, u ble nga kompania e.l.f. cosmetics për 1 miliard dollarë. Hailey ndau lajmin edhe në Instagram, ku shpjegoi vendimin e madh.

Justin Bieber, 31 vjeç, postoi njoftimin e saj në një seri foto në Instagram. Ai përfshiu edhe një screenshot të përshkrimit të Hailey-t, por nuk shtoi komente personale.

Në përshkrimin e saj në Instagram, Hailey shkroi:

"Kur lançova @rhode në vitin 2022, gjithmonë kisha ëndrra të mëdha për kompaninë, dhe gjëja më e rëndësishme për mua ishte që rhode të arrijë më shumë vende dhe hapësira në mbarë botën."

"Sot jam shumë e emocionuar dhe krenare të njoftoj që po bashkëpunojmë me e.l.f. Beauty në këtë kapitull të ri të rhode,"vazhdoi ajo. "Gjeta një partner që ndan vizionin tim për të qenë një kompani ndryshe, që beson në idetë e mëdha dhe inovacionin po ashtu si unë, dhe që do të na ndihmojë të rritim markën."

Hailey tha gjithashtu se ndihet e fuqizuar dhe më gati se kurrë më parë. Ajo do të jetë tani Drejtore Kreative dhe Drejtore e Inovacionit të rhode, si dhe këshilltare strategjike për e.l.f. Beauty.

Në fund, ajo falenderoi ekipin dhe komunitetin e rhode për mbështetjen.

"Kapitulli i ri do të jetë edhe më i mrekullueshëm së bashku! Siç kam thënë, kjo është vetëm fillimi"

 

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori Devin Harjes

Aktori Devin Harjes, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin. Harjes, i njohur për rolin e boksierit legjendar Jack Dempse...

18:38

Vlora Hyseni takon shefin e CIA-s

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Uashington DC në datat 15-17 maj 2025. Mësohet se gjatë vizitës ...

16:21

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI