Flash

Korrupsioni me fondet e IPARD/ Berisha: Dosjen e mban të bllokuar Altin Dumani

Lapsi.al 2 June 2025
Korrupsioni me fondet e IPARD/ Berisha: Dosjen e mban të bllokuar Altin

Kryetari i PD-së në konferencën e sotme për mediat tha se korrupsioni me fondet e IPARD është një nga aktet më të shëmtuara. Berisha u shpreh se dosjen e këtij korrupsioni e mban kreu i SPAK, Altin Dumani me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Më tej, ai shtoi se autorja e vjedhjeve të fondeve të IPARD-it, është këshilltare në kryeministri.

"Korrupsioni me fondet e IPARD është një nga aktet më të shëmtuara. Dosjen e mban Altin Dumani me urdhër të Edi Ramës. Dosja është dorëzuar në SPAK nga ish-ambasadorja e BE para largimit të saj. Por një dorë e zezë e ka bllokuar atë dhe ajo nuk lëviz. Ka privuar fermerët shqiptarë nga 130 milionë euro.

Kurse autorja kryesore, pas Ramës, e atyre vjedhje të fondeve të IPARD-it, është këshilltare në kryeministri. Po përgatit një libër, një tekst për akademinë e barinjve. Po, po, se tani ka aktivitet akademik ajo Krifca.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI