Flash

Mungojnë 130 mijë fletë votimi/ KQZ i përgjigjet PD: Llogaritë bëhen ndryshe

Lapsi.al 2 June 2025
Mungojnë 130 mijë fletë votimi/ KQZ i përgjigjet PD:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i është përgjigjur Partisë Demokratike pas kërkesës së selisë blu që kërkonte sqarime për mungesën e 130 mijë fletëve të votimit të papërdorura dhe madje kërkoi nisjen e një hetimi administrativ. PD thotë se sipas të dhënave zyrtare të vetë institucionit, rezulton se janë: 3.534.792 fletë votimi të prodhuara, 1.463.204 fletë votimi të gjetura në kutitë e votimit, 1.935.834 fletë votimi të deklaruara si të papërdorura, dhe 5.000 fletë votimi të deklaruara të dëmtuara.

PD thotë se diferenca tregon qartë se mungojnë 130 754 fletë votimi të papërdorura! PD-ASHM i kërkoi KQZ të sqarojë në mënyrë të detajuar se çfarë ka ndodhur me fletët që nuk përputhen me asnjë kategori zyrtare: as të votuara, as të papërdorura dhe as të dëmtuara.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur duke sqaruar se "Numri prej 1,935,328 fletë votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.

Këtij numri i duhen shtuar edhe:

a. 27,340 fletët e votimit për 74 QV, ku ështe aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur;

b. 99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve për 233 QV, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura;

c. 5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test llogjik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse për çdo QV (janë 1,380 QV që kanë raportuar këto të dhëna me gabime)."

Në përgjigje, KQZ thotë se "numri prej 1,935,328 fletë votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je".

KQZ shton se këtij numri i duhen shtuar edhe 27,340 fletët e votimit për 74 QV, ku është aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). KQZ shton se sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur.

Sipas KQZ, janë 99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve për 233 QV, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura dhe 5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test logjik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse për çdo QV (janë 1,380 QV që kanë raportuar këto të dhëna me gabime). ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vlora Hyseni takon shefin e CIA-s

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Uashington DC në datat 15-17 maj 2025. Mësohet se gjatë vizitës ...

16:21

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI