Flash

Ndërron jetë aktori Devin Harjes

Lapsi.al 2 June 2025
Ndërron jetë aktori Devin Harjes

Aktori Devin Harjes, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin.

Harjes, i njohur për rolin e boksierit legjendar Jack Dempsey në serialin popullor Boardwalk Empire, u nda nga jeta në spitalin Mount Sinai West në New York. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i tij.

Përveç Boardwalk Empire, Harjes luajti në disa projekte të tjera, përfshirë dramën shkencore Manifest, ku interpretoi rolin e Pete Baylor, dhe serialet  si Blue Bloods, Orange Is the New Black, Elementary dhe FBI.

Regjisori Antonio DiFonzo ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të aktorit, përmes një postimi në Facebook:

“Lajm jashtëzakonisht i trishtuar pasi humbëm Devin Harjes, një aktor dhe mik i mrekullueshëm. Ai punonte vazhdimisht për t’u përmirësuar dhe jepte zemrën e shpirtin në gjithçka që bënte! Nuk do të të harrojmë kurrë dhe rolin tënd të jashtëzakonshëm në The Boyz of Summer dhe në jetët tona. Pushofsh në paqe, Zemër Luani!”

Devin Harjes la pas prindërit e tij, Randy dhe Rosanne Harjes, motrën Trish Harjes, si dhe macen e tij, Maude.

Të këshilluara

Vlora Hyseni takon shefin e CIA-s

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Uashington DC në datat 15-17 maj 2025. Mësohet se gjatë vizitës ...

16:21

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI