Flash

Në kërkim nga Kosova për drøgë dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 37-vjeçari

Lapsi.al 2 June 2025
Në kërkim nga Kosova për drøgë dhe armëmbajtje

Një 37-vjeçar nga Tepelena është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje. Ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër-arreste nga gjykata e Pejës.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”. Kjo fazë, rezultat i punës së përbashkët të FAST Albanias, DVP Gjirokastër dhe FAST Kosovës në koordinim nga rrjeti ENFAST.

Me 2 urdhër arreste nga Gjykata e Pejës, për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje, kapet me qëllim ekstradimin, 37-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, nga rrjeti ENFAST, ndërmjet homologëve në njësisë FAST, në Shqipëri dhe në Kosovë, u kap në Tepelenë në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Kosovës, A. K., 37 vjeç, i lindur në Tepelenë.

Gjatë vitit 2024, Gjykata Themelore e Pejës ka lëshuar 2 urdhër arreste për këtë shtetas. Konkretisht njërin për kultivim të bimëve narkotike dhe tjetrin për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje. Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit A. K., në Kosovë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar,  euro do të blihet me 97.9 lekë dhe do të shitet me 98.5 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 86 lekë dhe...

08:09

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI