Flash

Ukraina dhe Rusia bien dakort për shkëmbimin e të burgosurve

Lapsi.al 2 June 2025
Ukraina dhe Rusia bien dakort për shkëmbimin e të burgosurve

Rusia dhe Ukraina e kanë përfunduar rundin e dytë të negociatave në Stamboll, që ka zgjatur pothuajse një orë, një ditë pas sulmeve masive ukrainase me dronë në bombarduesit strategjikë të Rusisë me kapacitet bërthamor.

Bisedimet – të dytat direkte mes dy palëve prej vitit 2022 – kanë nisur të hënën me dy orë vonesë, por arsyeja nuk dihet.

Disponimi në Rusi ka qenë i zymtë në nisje të bisedimeve, pasi blogerë rusë me ndikim për çështje të luftës, i kanë bërë thirrje Moskës që të hakmerret kundër Kievit, pas sulmeve që ka nisur Ukraina një ditë më parë.

Ukraina dhe Rusia i kanë përshkruar ndryshe-ndryshe dëmet e shkaktuara nga sulmi ukrainas, mirëpo nga pamjet është bërë e qartë se Moska është përballur me dëmtim të konsiderueshëm në pajisje.

“Sytë e gjithë botës janë fokusuar në kontaktet këtu”, ka thënë ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, duke iu referuar delegacioneve ruse dhe ukrainase, teksa ato janë ulur përballë njëra-tjetrës në një pallat afër Bosforit.

Ai ka thënë se qëllimi i takimit ka qenë vlerësimi i kushteve për armëpushim, diskutimet për një takim të mundshëm mes presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës, dhe për të parë se cilat janë mundësitë për këmbim të të burgosurve.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, duke folur nga Lituania, ka thënë se dy palët janë duke u përgatitur për këmbim të ri të të burgosurve të luftës.

Sipas zyrtarëve ukrainas, fokusi do të jetë për lirim të të burgosurve që janë nën 25 vjeç dhe janë të sëmurë seriozisht.

Shefi i stafit të Zelenskyt ka thënë se delegacioni ukrainas ka dorëzuar një listë me emra të fëmijëve të dëbuar drejt Rusisë, dhe dëshiron që ata të kthehen nëpër shtëpitë e tyre në Ukrainë.

Zyrtarët ukrainas deklarojnë vazhdimisht se janë qindra fëmijë që janë larguar nga territori ukrainas, dhe ata insistojnë që kthimi i tyre të jetë pjesë e marrëveshjes për paqe.

Moska, në anën tjetër, deklaron se fëmijët janë shpërngulur për t’i mbrojtur nga luftimet.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka folur përmes telefonit me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, më 1 qershor, për të diskutuar rreth bisedimeve të së hënës.

Sipas DASH-it, telefonata u zhvillua me kërkesën e Rusisë, dhe Rubio ka përsëritur thirrjen e presidentit Donald Trump për bisedime të vazhdueshme të drejtpërdrejta për “arritjen e një paqeje të qëndrueshme”.

Para bisedimeve, Ukraina u duk se forcoi pozicionin e saj negociues, pasi forcat e saj goditën disa aeroplanë bombardues nëpër Rusi, me dronë që u futën tinëz në vend përmes disa kamionëve, dhe më pas u lëshuan nga lokacione të afërta.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha se të paktën 40 bombardues mund të jenë goditur gjatë sulmit të 1 qershorit, i përshkruar si “rezultat absolutisht i shkëlqyeshëm” nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili shtoi se janë dashur mbi një vit e gjysmë për përgatitjen e operacionit.

Ukraina është pajtuar në prill për një armëpushim 30-ditor, sipas në propozimi nga SHBA-ja, por Rusia nuk ka shfaqur gatishmërinë për ta nënshkruar, dhe shumë prej aleatëve të Ukrainës e kanë akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se po përpiqet ta zvarrisë procesin, në mënyrë që të shfrytëzojë situatën aktuale në fushëbetejë, ku Rusia ka përparuar në territoret që synon t’i mbajë të pushtuara./ Evropa e Lirë

Të këshilluara

Cardi B zyrtarizon lidhjen me Stefon Diggs

Cardi B ka bërë publike lidhjen e saj me Stefon Diggs, në Instagram disa ditë pas akuzave ndaj ish-bashkëshortit të saj, Offset. Në një postim të shpërndarë ...

14:22

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI