Flash

Vlora Hyseni takon shefin e CIA-s

Lapsi.al 2 June 2025
Vlora Hyseni takon shefin e CIA-s

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Uashington DC në datat 15-17 maj 2025. Mësohet se gjatë vizitës ajo u takua me përfaqësues të lartë të institucioneve amerikane të sigurisë dhe inteligjencës, përfshirë Zyrën e Inteligjencës Kombëtare (ODNI), Departamentin e Shtetit dhe Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

Sipas një komunikate për shtyp, bisedimet u përqendruan në zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. SHISH bën me dije se një nga takimet më të rëndësishme ishte ai me Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard, ku u trajtuan çështje që lidhen me sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe inteligjencës, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit për sigurinë kombëtare të të dy vendeve.

Gjatë këtyre takimeve, u shkëmbyen mendime për zhvillimet më të fundit në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. SHISH thekson se u vlerësua kontributi i Shqipërisë në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan, ndërsa vetë agjencia shqiptare u konsiderua një partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm.

Në diskutimin me Drejtorin e CIA-s, John Ratcliffe, u theksua bashkëpunimi i frytshëm mes dy strukturave dhe rëndësia e përbashkët për identifikimin dhe ndalimin e kërcënimeve që cenojnë sigurinë. U ra dakord për të avancuar më tej në fushën e inteligjencës dhe për të forcuar kapacitetet e SHISH në këtë drejtim.

"Në takimin me z. John Ratcliffe, Drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA, u diskutuan një sërë çështjesh të bashkëpunimit dypalësh, ku u theksua partneriteti i shkëlqyer me SHISH në interes të identifikimit dhe parandalimit të kërcënimeve të përbashkëta.

U shkëmbyen vlerësime mbi situatën e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit, si dhe rritjen e kapaciteteve të inteligjencës.

Vizita në SHBA dëshmon përkushtimin e agjencive respektive për të mbështetur me inteligjencë cilësore dhe paralajmëruese autoritetet e vendimmarrjes strategjike të dy vendeve, për të garantuar sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare", thuhet në njoftimin e SHISH.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI