Flash

Vrasja e Pjetër Kazajt në Lezhë/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Lapsi.al 2 June 2025
Vrasja e Pjetër Kazajt në Lezhë/ Identifikohet dhe shpallet

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së 57-vjeçarit, Pjetër Kazaj në Lezhë. Në kërkim është shpallur shtetasi me iniciale G.A.

Sipas informacioneve policore, ai ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të 57-vjeçarit, në momentin që ai kishte zbritur nga makina për të hapur portën dhe për të hyrë në banesë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Lezhë

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e autorësisë së vrasjes së 57-vjecarit, në fshatin Tale.

Si rezultat i hetimeve intensive, provave të mbledhura në vendin e ngjarjes dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, grupi hetimor ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 1 shtetas të dyshuar si autor të vrasjes së 57-vjeçarit.

Nga hetimi intensiv dyshohet se shtetasi G. A. (për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera) ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit P. K., në momentin që ai kishte zbritur nga makina për të hapur portën e banesës, për të hyrë në banesë. Si pasojë e dëmtimeve, 57-vjeçari P. K. ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, shërbimet policore vijojnë kontrollet në terren, për kapjen e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim për këtë rast.

Si pistë hetimi lidhur me krimin qëndron edhe hakmarrja nisur nga një sagë e përgjakshme e cila zë fill që në vitet '90 mes dy fisesh, Kaza dhe Gjini. Më datë 7 janar të vitit 1994, qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.

Në vitin 1997, Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994. Martin Kaza ishte dënuar për vrasjen me 22 vite burg për veprat penale “vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim" si dhe “armëmbajtje pa leje”.

Kaza u arrestua në Londër, ndërsa në vitin 2017 u ekstradua dhe vijon të kryej dënimin në Shqipëri. Edhe pse Martin Kaza ndodhet në burg, kjo nuk e ka ndalur gjakun mes fiseve. Edhe pas kaq vitesh, ku shënjestra e fundit ishte Agustin Kaza i cili ishte duke pirë një kafe, kur një person i maskuar ju afrua dhe e qëlloi me 4 plumba.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI