Flash

Zbulohet mesazhi që Berisha u ka dërguar kandidatëve të PD që kërkojnë rinumërim

Lapsi.al 2 June 2025
Zbulohet mesazhi që Berisha u ka dërguar kandidatëve të PD

Sekretari për çështjet ligjore të PD, Ivi Kaso zbuloi gjatë debatit në emisionin “Log.” në News24 një mesazhin që kryedemokrati Sali Berisha u ka dërguar kandidatëve të PD. Ai i garanton se ata do të kenë mbështetjen partisë për të gjitha kërkesat dhe ankimimet në KQZ.

"Të nderuar drejtues politikë të qarqeve dhe kryetarë të degëve të PDSH. Çdo kandidat/e për deputet të koalicionit PD-ASHM, që për efekte ligjore i nevojitet mbështetja e partisë për çdo kërkesë që paraqet, kamera, verifikime, rinumërime, etj, do të mbështetet pa asnjë hezitim nga partia! Ju rikujtoj se transparenca e plotë është standard i PD-së dhe koalicionit tonë! Përshëndetje, Sali Berisha" - thuhet në mesazhin e tij.

Sali Berisha

“Kandidatët do të mbështeten nga koalicioni. Secilit do t’i jepet mbështetja, partia e ka marrë përsipër. E ka thënë vetë kryetari Berisha… Kjo nuk është betejë për emra, por për transparencë. Dhe kjo bëhet për të gjithë, për të gjithë procesin" - tha Kaso. /LAPSI.al

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori Devin Harjes

Aktori Devin Harjes, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin. Harjes, i njohur për rolin e boksierit legjendar Jack Dempse...

18:38

Vlora Hyseni takon shefin e CIA-s

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Uashington DC në datat 15-17 maj 2025. Mësohet se gjatë vizitës ...

16:21

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI