Flash

Izraeli godet qendrën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza, dhjetëra të vrarë

Lapsi.al 3 June 2025
Izraeli godet qendrën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza,

Një tjetër incident fatal ka ndodhur pranë një qendre shpërndarjeje në jug të Gazës. Ushtria izraelite thotë se ka qëlluar pranë një kompleksi shpërndarjeje ndihmash pasi ka identifikuar "disa të dyshuar" dhe po shqyrton raportet për viktima.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se trupat izraelite vranë 24 persona që po prisnin ndihma pranë një vendi shpërndarjeje në Rafah.

Agjencia e mbrojtjes civile e drejtuar nga Hamasi thotë se forcat izraelite hapën zjarr me tanke dhe dronë ndaj mijëra palestinezëve që prisnin të merrnin akses në qendrën e ndihmës.

Zëdhënësi i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bassal, më tha se shumica e të vrarëve dhe të plagosurve në qendrën e shpërndarjes së ndihmave në Rafah u goditën nga të shtënat me armë zjarri nga tanket, helikopterët dhe dronët kuadrokopterë.

Izraeli mohoi se ka qëlluar palestinezët në një incident të ngjashëm të dielën, për të cilin ministria e shëndetësisë e Gazës tha se vrau 31 persona dhe plagosi gati 200 të tjerë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që rastet tragjike të hetohen.

“Jam i tmerruar nga raportet për palestinezët e vrarë dhe të plagosur ndërsa kërkonin ndihmë në Gaza dje. Bëj thirrje për një hetim të menjëhershëm dhe të pavarur për këto ngjarje dhe që autorët të mbahen përgjegjës”, deklaroi më herët, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të martë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 97.9 lekë dhe do shitet me 98.7 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 85.5 lekë dhe do s...

07:57

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI