Flash

Meghan Markle flet për 'pauzën' e markës As Ever

Lapsi.al 3 June 2025
Meghan Markle flet për 'pauzën' e markës As Ever

Meghan Markle ka konfirmuar rikthimin e produkteve të saj nga marka “As Ever”, pas suksesit të menjëhershëm të lançimit të parë që u shit brenda 45 minutave.

Dukaesha e Sussex-it njoftoi përmes një postimi në Instagram më 3 qershor: “Për të gjithë ata që kanë pritur dhe janë kuriozë — faleminderit! Të preferuarat tuaja po rikthehen, së bashku me disa produkte TË REJA që mezi presim t’i ndajmë me ju. Gjatë këtij muaji... përgatituni!”

Ky njoftim vjen vetëm pak orë pas publikimit të një episodi të ri të podcast-it të saj, “Confessions of a Female Founder”, në bashkëpunim me Lemonada Media. Në episodin e fundit, Meghan tregoi se e kishte vendosur vetë pauzën pas lançimit fillestar për të siguruar që gjithçka të ishte “e qëndrueshme”.

Në një bisedë me Tina Knowles, nëna e Beyoncé-së, e cila foli për linjën e kujdesit për flokët të vajzës së saj “Cécred”, Meghan u ndal te sfidat e prodhimit në shkallë të gjerë. Ajo përmendi se edhe prodhimi i thjeshtë i një reçeli kërkon shumë testime, duke iu referuar produkteve të saj:

“Edhe reçeli ka rregulla të ngjashme me ato të FDA-së. Nuk është aq thjesht sa të thuash ‘I bëra vetë në shtëpi, mora disa luleshtrydhe dhe pak limon Meyer’... dhe pastaj përpiqesh ta bësh për treg dhe menaxhon pritshmëritë.”

Meghan shtoi se e kishte planifikuar markën për një vit dhe nuk e priste që gjithçka të shitej kaq shpejt:

“Ishte e mrekullueshme... por pastaj ndalesh dhe pyet veten: çfarë bëjmë tani? E rifurnizojmë sërish për ta shitur për një orë, apo kjo i bezdis klientët?”

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI