Flash

Publikohet teza e gjuhës së huaj, Ministria e Arsimit: Nuk cënon procesin

Lapsi.al 3 June 2025
Publikohet teza e gjuhës së huaj, Ministria e Arsimit: Nuk cënon

Rreth gjysmë ore pas nisjes së provimit të parë të Maturës Shtetërore, në rrjetet sociale është publikuar teza e provimit të anglishtes nga “Studentet Denoncojne”.

Ndonëse u raportua se janë vendosur masa strikte të sigurisë, me sa duket nuk kanë arritur të ndalojnë maturantët të hynë në ambientet e provimit me telefona. Publikimi i tezave të provimit pak minuta pas nisjes është bërë e zakonshme tashmë çdo vit.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reguar lidhur me publikimin e tezës së gjuhës së huaj pas nisjes së provimit të Maturës Shtetërore. Përmes nje postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron maturantët, prindërit, mësuesit dhe gjithë publikun e gjerë se provimi i gjuhës së huaj, po zhvillohet në kushte të plota sigurie dhe në transparencë, sipas rregullores në fuqi duke garantuar standardet më 'të larta' të testimit për 27 mijë maturantët në të gjithë Shqipërinë. Rreth 27 mijë maturantë i janë nënshtruar sot provimit për gjuhën e huaj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI